Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve të grave në gjashtë vjetët e fundit.
Sipas tij, deri në fund të tetorit janë regjistruar tetë raste, ndërsa viti ende nuk ka përfunduar.
Ibishi e ka cilësuar rastin e fundit si shumë të rëndë, duke theksuar se bëhet fjalë për një krim për të cilin, sipas tij, kishte pasur paralajmërime.
Ai në RTK Prime ka ngritur shqetësimin edhe për masat e ndërmarra, duke vënë në pah se, kur rasti ishte i njohur, ishte dashur të ndërmerreshin veprime për të parandaluar përfundimin tragjik.
Burimi: RTKLive
