Pas rënies së Vuçiqit, televizioni publik serb kërkon falje për propagandën dhe raportimin e njëanshëm

Pas rënies së Vuçiqit, televizioni publik serb kërkon falje për propagandën dhe raportimin e njëanshëm

Written by

in

Pas rënies së Vuçiqit, televizioni publik serb kërkon falje për propagandën dhe raportimin e njëanshëm

Televizioni publik i Serbisë, RTS, e ka nisur edicionin qendror të lajmeve të enjten mbrëma me një mesazh kërkimfaljeje drejtuar shikuesve, duke pranuar se në periudhën e kaluar nuk e ka përmbushur siç duhet misionin e tij dhe duke premtuar ndryshime në raportim.

“Ky është hapi i parë drejt rimëkëmbjes së RTS-së dhe një masë e parë kërkimfaljeje për gjithçka që është lënë jashtë në periudhën e kaluar. Na pret shumë punë në përmbajtjen programore, gjithmonë në interes të publikut. Duam ta rikthejmë besimin tuaj”, thuhej në mesazhin e lexuar nga prezantuesi në emër të redaksisë së re të lajmeve.

Kërkimfalja erdhi pas vendimit të ushtruesit të detyrës së redaktorit të Programit Informativ, Borivoje Uskokoviq, për shkarkimin e tetë redaktorëve të televizionit.

Ndryshimet në RTS pasuan edhe dorëheqjen e drejtoreshës së përgjithshme, Manja Grçiq, më 28 tetor. Letra e saj e dorëheqjes u lexua një ditë më vonë, gjatë edicionit të dytë të lajmeve.

Zhvillimet në televizionin publik serb vijnë në një periudhë ndryshimesh në skenën mediatike dhe politike të vendit, pas kritikave të vazhdueshme ndaj RTS-së dhe televizioneve të tjera për raportim të njëanshëm dhe në favor të pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali