
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për media.
Protestuesit i janë afruar hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës. /Klankosova.tv