Pulisic vazhdon me Milan deri në vitin 2031

Pulisic vazhdon me Milan deri në vitin 2031

Written by

in

Sulmuesi amerikan njëzet e tetë vjeçar iu bashkua Milanit në vitin 2023, pas përvojave te Borussia Dortmund dhe Chelsea.

Që nga transferimi në Itali, Pulisic ka shënuar dyzet  ekatër gola në 141 paraqitje me fanellën e kuqezinjve. Ai e ka përfunduar sezonin 2024/25 si golashënuesi më i mirë i Milan.

Në njoftimin e klubit thuhet se vazhdimi i kontratës pasqyron synimin e përbashkët për të vazhduar përparimin, për të arritur suksese të reja dhe për të shkruar kapituj të tjerë të rëndësishëm në historinë e Milan.

Pulisic ka luajtur me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy edicione të Kupës së Botës. Ai është shpallur katër herë futbollisti më i mirë amerikan i vitit.

Burimi: RTKLive