
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e saj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.
Gjatë konferencës për media, Gërvalla tha se protestuesit nuk janë kundër tyre si ministra, por se po protestojnë në mbështetje të viktimës dhe për të kërkuar përgjegjësi lidhur me rastin.
“Protestuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën”, deklaroi Gërvalla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali