Koalicioni saudit: Kemi shkatërruar një dron që shënjestronte Mekën

Koalicioni saudit: Kemi shkatërruar një dron që shënjestronte Mekën

Written by

in

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen ka njoftuar se ka interceptuar dhe shkatërruar një dron të nisur nga grupi rebel Houthi, i cili dyshohet se kishte në shënjestër rajonin e Mekës në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, bëri të ditur se droni ishte shkatërruar në ajër përpara se të arrinte objektivin.

Megjithatë, pretendimet u mohuan nga Houthit.

Zëdhënësi i grupit, Yahya Saree, deklaroi se ata nuk kishin ndërmarrë asnjë operacion kundër territorit saudit gjatë ditës së premte.

Ai i cilësoi pretendimet saudite për interceptimin e një droni mbi hapësirën ajrore të Mekës si “një gënjeshtër të madhe dhe të rëndë”.

Më herët, koalicioni saudit kishte njoftuar edhe për interceptimin dhe shkatërrimin e një rakete të lëshuar nga Houthit, e cila synonte pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.

Incidentet vijnë në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve mes koalicionit saudit dhe rebelëve Houthi.

Të dyja palët kanë raportuar për operacione ushtarake dhe sulme të ndërsjella gjatë ditëve të fundit.

oalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është i përfshirë në luftën në Jemen që nga marsi i vitit 2015, në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, kundër rebelëve Houthi, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit Sana në shtator të vitit 2014.