Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka nisur mbarë paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke marrë dy fitore, por u ndalë në gjysmëfinale, për të kërkuar tani medaljen e bronztë në repesazh.
Laura ishte e lirë në xhiron e parë dhe i filloi garat nga xhiro e dytë, ku arriti të mposht me ‘ëaza-ari’, Joana Crisostomo nga Portugalia, në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në çerekfinale, xhudistja jone gjithashtu ishte fituese duke mposhtur me ‘ippon’ vendasen Tsendbazar Mashbat.
Në gjysmëfinale, Laura ishte e pafat duke humbur ndeshjen ndaj Angelika Szymanska nga Poloni dhe duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.
Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar dhe Laura do ta kërkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit. /Telegrafi/