Qytetarët në Mitrovicë janë mblidhur në sheshin “Isa Boletini”, ku në orën 13:00 nisi protesta kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore.
Protesta organizohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Sheshi “Isa Boletini” mbushur me qytetarë, të cilët u bashkuan për të kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe për të kërkuar masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe reagime në disa qytete të Kosovës. Përmes tyre, qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimën, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë./Njeshi/