“Ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një zyrtari policor, por është politikisht përgjegjës për politikat, kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që udhëheq. Prandaj, sot kërkojmë dorëheqjen e të dy ministrave, ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla-Shwarc, dhe ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Dështime kaq të rënda nuk mund kalojnë pa përgjegjësi politike. Nëse këta dy ministra nuk e ndjejnë e nuk e gjejnë ndërgjegjen dhe përgjegjësinë për ta ndërmarrë vetë këtë akt, atëherë përgjegjësia i kalon drejt për drejt kryeministrit të vendit”, ka thënë .Besa Kabashi – Ramaj .
Burimi: RTKLive
