Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina

Written by

in

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina

Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy përballje interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, aty ku Llapi e pret Prishtinën në një duel që pritet të sjellë rivalitet të fortë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi do të kërkojë pikët e plota para tifozëve të vet, ndërsa Prishtina synon të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të kampionatit.

Një tjetër ndeshje do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita përballet me Vushtrrinë. Skuadra vendase synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të shfrytëzojë përparësinë e fushës për të marrë fitoren.

Të dyja takimet janë në program të zhvillohen nga ora 13:00.

Java e 12-të do të përmbyllet nesër me dy ndeshjet e fundit, ku Malisheva përballet me Feronikelin ’74, ndërsa Dukagjini e pret Gjilanin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali