Dua Lipa fiton betejën ligjore, merr nën kontroll faqen që shiste produkte në emrin e saj

Dua Lipa fiton betejën ligjore, merr nën kontroll faqen që shiste produkte në emrin e saj

Written by

in

Dua Lipa fiton betejën ligjore, merr nën kontroll faqen që shiste produkte në emrin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar një betejë ligjore për përdorimin e paautorizuar të emrit të saj në një faqe interneti që shiste veshje dhe aksesorë, duke arritur të marrë nën kontroll domenin e krijuar nga një tregtar në Hong Kong.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, një person i identifikuar si Gary kishte regjistruar domenin dualipa-asiastore.com, përmes të cilit promovonte dhe shiste produkte të ndryshme, përfshirë veshje, çanta dhe aksesorë, duke krijuar përshtypjen se faqja kishte lidhje me artisten.

Për këtë rast, Dua Lipa iu drejtua Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), e cila shqyrtoi ankesën dhe vendosi në favor të këngëtares. Sipas vendimit, domeni ishte regjistruar dhe përdorur në keqbesim, prandaj u urdhërua transferimi i tij te kompania e artistes.

Vendimi përbën një tjetër hap në mbrojtjen e emrit dhe të drejtave tregtare të Dua Lipës, të cilat kanë marrë vlerë të konsiderueshme përtej karrierës së saj muzikore.

Dokumentet e kompanive të këngëtares tregojnë se ajo ka gjeneruar rreth 23.4 milionë paund nga muzika, të drejtat autoriale, performancat live dhe aktivitetet e tjera tregtare. Ndërkaq, kompania e saj, Radical22, vlerësohet rreth 73 milionë paund.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali