Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh

Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh

Written by

in

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan janë drejt përfundimit.

Sipas Bashës, projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe përfshin një segment rrugor prej 900 metrash, me katër korsi.

Punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit, murit përgjatë zonës së FSK-së, trotuareve, si dhe shtigjeve për biçiklistë dhe këmbësorë.

Basha ka bërë të ditur se vlera e kontratës është 2.36 milionë euro, prej të cilave 2.3 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e Gjilanit. /Telegrafi/