Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Written by

in

Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës, duke pretenduar se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

Sipas Vuçiqit, dorëzimi i Radoiçiqit apo i ndonjë personi tjetër te autoritetet në Prishtinë do të shënonte, siç pretendon ai, “fillimin e fundit të shtetit serb”.

“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi 56-vjeçari.

Duke folur për rastin e Radoiçiqit, Vuçiq përmendi edhe procedurën gjyqësore ndaj tij për veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai pretendoi se gjykata kishte kërkuar prova nga EULEX-i, por se ky mision kishte vlerësuar që çështja i takon drejtësisë së Kosovës.

Radoiçiq kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, në Serbi ka nisur një shqyrtim i veçantë lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti i tij nga organet e drejtësisë, veçanërisht vendimi për të mos i caktuar masën e paraburgimit, pavarësisht dyshimeve për vepra të rënda penale.

Sipas portalit Nova.rs, një nga arsyet e përmendura për moscaktimin e kësaj mase lidhej me mënyrën se si prokurori i atëhershëm, Nikola Panteliq, kishte argumentuar kërkesën për paraburgim.

Në kërkesën e tij, prokurori kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund të pengonte zhvillimin e procedurës. Bëhej fjalë për rrezikun e arratisjes.

Megjithatë, kjo arsye ishte vlerësuar si e pamjaftueshme, pasi Radoiçiqi ishte paraqitur vetë dhe vullnetarisht për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali