Policia sekuestron armë dhe fishekë në Ferizaj

Policia sekuestron armë dhe fishekë në Ferizaj

Written by

in

Sipas njoftimit të policisë, sekuestrimi është bërë të shtunën, rreth orës 12:00, nga njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj.

Policia kishte pranuar informacione se një person dyshohej se posedonte armë zjarri. Në kuadër të hetimeve, janë realizuar dy kontrolle në pronat e të dyshuarit, 57-vjeçar, me inicialet XH.B., ku në njërën prej tyre janë gjetur arma dhe municioni.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

Burimi: RTKLive