Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 633 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në raportin 24-orësh janë evidentuar edhe 24 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.
Sipas statistikave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona, ndërsa nëntë të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Sa i përket aksidenteve me fatalitet, në raport nuk është evidentuar ndonjë rast i tillë. Po ashtu, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Statistikat janë pjesë e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Burimi: Dukagjini
