Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%

Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%

Written by

in

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet.

Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4.518 qytetarë, që përfaqëson 27,81% të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjitha vendvotimet e komunës dhe deri më tani nuk ka pasur incidente apo probleme.