Shtiu me armë zjarri në drejtim të një personi në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Shtiu me armë zjarri në drejtim të një personi në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Written by

in

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Podujevë, por nuk e ka qëlluar atë.

Rasti ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 14:00, kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, e cila është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Burimi: Dukagjini