MPB: Rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës kaloi pa incidente

MPB: Rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës kaloi pa incidente

Written by

in

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se rrethi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Komunën e Bërvenicës përfundoi pa shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe pa incidente të regjistruara.

“Gjatë gjithë ditës, MPB-ja ndërmori masa dhe aktivitete përkatëse në kuadër të kompetencave të saj, me qëllim të sigurimit të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor, mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjes së gjendjes së favorshme të sigurisë”, thonë nga MPB.

Ndryshe, KSHZ ka publikuar rezultatet e para përfundimtare në Bërvenicë, ku kandidati i AKI-së Arkin Jahiji ka marrë 4.442 vota, ndërsa kandidati i OBRM-PDUKM-së Stojanço Radiçevski ka marrë 4.177 vota./Telegrafi/