
Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Napolit, në derbin e javës në Serie A, ndërsa njëri prej protagonistëve të ndeshjes, Jeremie Boga, ka zbuluar edhe një detaj interesant nga biseda me Edon Zhegrovën.
Boga tregoi se para ndeshjes kishte diskutuar me futbollistin kosovar për nevojën që skuadra të provonte më shpesh goditjet drejt portës.
“Para ndeshjes, unë dhe Edon Zhegrova biseduam dhe ramë dakord se duhet të gjuanim më shumë drejt portës. E kishim këtë në mendje gjatë gjithë kohës”, deklaroi Boga.
Ai foli edhe për goditjen e fuqishme të Alajbegoviqit, duke theksuar se duhet ta shfrytëzojë më shpesh këtë cilësi dhe të luajë me të njëjtin besim.
Interesant është fakti se pikërisht Boga dhe Alajbegoviq realizuan golat e Juventusit, të dy me goditje nga distanca.
Kështu, biseda për të provuar më shumë nga larg duket se u konkretizua në fushë, në fitoren e bardhezinjve ndaj Napolit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali