Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Written by

in

Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Komisioni kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ramadani, ka thënë se raporti përfundimtar i këtij komisioni do të bazohet në fakte dhe jo në qëndrime politike, duke kërkuar që puna e tij të mos politizohet.

Ai ka theksuar se synimi i komisionit është që të gjitha fazat e punës të përfundojnë me kohë, duke përfshirë hetimet, mbledhjen dhe analizimin e provave, si dhe përgatitjen e raportit përfundimtar.

Ramadani ka përcjellë edhe një mesazh lidhur me mbrojtjen e grave, duke thënë se asnjë grua në Kosovë nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi t’u drejtohet institucioneve për ndihmë.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Kuvendi i Kosovës e kishte themeluar këtë komision më 29 tetor, me 90 vota për. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte dërguar letër institucioneve duke alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.

Burimi: Dukagjini