
Problemet me furnizimin me ujë dhe energji elektrike, papunësia dhe kriminaliteti janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve në Afrikën e Jugut, në prag të zgjedhjeve lokale të 4 nëntorit.
Në qytetet kryesore të vendit, infrastruktura e amortizuar, ndërprerjet e shërbimeve publike dhe mungesa e vendeve të punës kanë nxitur pakënaqësinë ndaj administratave lokale.
Johanesburgu dhe Durban përballen me humbje të mëdha të ujit për shkak të rrjeteve të vjetruara, ndërsa papunësia dhe pasiguria vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve.
Edhe pse disa qytete kanë regjistruar rënie të rasteve të vrasjeve dhe grabitjeve, kriminaliteti, veçanërisht dhuna e bandave në Kejptaun, mbetet një problem serioz.
Zgjedhjet e së mërkurës pritet të jenë një test për partitë politike dhe qeverisjen lokale, ndërsa votuesit kërkojnë përmirësim të shërbimeve publike, më shumë vende pune dhe siguri./Klankosova.tv