Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Written by

in

Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në një shtëpi private në Mitrovicë, për shkak se ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë.

“Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi