Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Written by

in

Takime B2B, agjenda live, asistent digjital i personalizuar dhe ndërveprim live me folësit, të gjitha në një platformë.

Business Reset 2026 vjen këtë vit me një shtëpi digjitale të vetën. Në br.clientora.tech, çdo pjesëmarrës ka profilin e tij, axhendën e plotë të ditës, takime B2B me kompanitë pjesëmarrëse dhe mundësinë t’u drejtojë pyetje direkt folësve.

Platforma është krijuar nga Karrota dhe fuqizohet nga Clientora, AI asistenti i ndërtuar për biznese dhe evente. Rrjetëzimi nis që para 12 nëntorit dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në Hotel Marriott Tirana.

Një platformë për gjithë flagship event-in

Business Reset 2026 sjell 16 folës, 9 workshop-e dhe mbi 150 kompani në të njëjtën ditë. Platforma i mbledh të gjitha në një vend, të organizuara sipas asaj që i duhet pjesëmarrësit në çdo moment.

  • Profili im: takimet, workshop-et, pyetjet dhe të dhënat personale të çdo pjesëmarrësi, në një faqe.
  • Pjesëmarrësit dhe kompanitë: lista e plotë e njerëzve dhe e kompanive që marrin pjesë, për të gjetur kë duhet të takosh.
  • Takimet: matchmaking dhe takime B2B të planifikuara me pjesëmarrësit e tjerë, para dhe gjatë eventit.
  • Axhenda: programi i skenës kryesore dhe i workshop-eve, me orarin dhe sallat.
  • Folësit: profili i çdo folësi, me kompaninë dhe temën që prezanton. Butoni “Pyet” i lejon pjesëmarrësit t’i dërgojnë pyetje direkt folësit.
  • Sondazhet dhe pyetjet: sondazhe live gjatë sesioneve dhe pyetje për folësit, që e kthejnë sallën në bashkëbisedim.
  • AI asistenti: asistenti i Clientora-s ndihmon pjesëmarrësit të orientohen në axhendë, folës dhe takime.
  • Partnerët: sponsorët dhe partnerët mediatikë kanë prezencë të dedikuar, me faqe kompanie brenda platformës.

Si funksionon

Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionon direkt nga shfletuesi i telefonit.

Para eventit

  1. Pasi të keni blerë biletën, do të merrni një email automaktik. Hyni në br.clientora.tech me email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.
  2. Plotësoni profilin, që pjesëmarrësit e tjerë t’ju gjejnë lehtë.
  3. Shfletoni pjesëmarrësit dhe kompanitë, dhe caktoni takimet B2B që ju interesojnë.
  4. Ndiqni axhendën dhe zgjidhni workshop-et ku do të merrni pjesë.

Në ditën e eventit, 12 nëntor

  1. Te hyrja e Hotel Marriott Tirana, skanoni kodin QR që ju tregon hostesa dhe hyni menjëherë në platformë. Mund të hyni edhe me emrin dhe kompaninë.
  2. Gjatë sesioneve, shtypni “Pyet” te folësi që është në skenë dhe dërgoni pyetjen tuaj.
  3. Votoni në sondazhet live dhe ndiqni takimet e planifikuara nga profili juaj.
  4. Kur keni nevojë për orientim, pyesni AI asistentin për orarin, sallat ose folësit.

Business Reset, i lidhur para, gjatë dhe pas skenës

Me Clientora, Business Reset e zgjeron vlerën e ditës përtej sallës: takimet lidhen më shpejt, pyetjet arrijnë direkt te folësit dhe partnerët kanë kontakt real me pjesëmarrësit.

Fisnik Ismaili (Karrota), krijuesi i platformës, është njëherësh edhe folës në skenën e Business Reset 2026, në panelin e 360° Marketing.

Business Reset 2026 · Re-think. Re-build. Re-connect. 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana Platforma: br.clientora.tech · Bli biletën tënde: businessreset.al