Tha se do të futet në Big Brother, Sheki suspendohet pas njoftimit

Tha se do të futet në Big Brother, Sheki suspendohet pas njoftimit

Written by

in

Pak ditë më parë, Shefqet Hoxha – Sheki konfirmoi në një intervistë për ATV se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

Ai tregoi se një nga arsyet kryesore që e bindi të pranonte ofertën ishin kushtet financiare, pasi pjesëmarrësit paguhen çdo javë.

Sheki tha se vitin e kaluar ishte ftuar, por nuk ishte dakorduar me produksionin, teksa këtë vit palët gjetën gjuhën e përbashkët.

Foto: Facebook

Ai gjithashtu deklaroi se nuk i ka ndjekur episodet e formatit dhe nuk e di se sa gjatë do të qëndrojë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave, Sheki ka bërë një tjetër reagim që ka ngjallur kureshtje.

Në rrjetet sociale, ai shkroi: “Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë”.

Kjo mbase nuk lejohet që konkurrentët t’i ndajnë detajet para nisjes së Big Brother. /Telegrafi/