
Ndryshime në hierarkinë e Policisë së Kosovës kanë nisur së fundmi.
Si shkak i këtyre ndryshimeve, Klan Kosova ka mësuar se Veton Elshani, nga sot do të udhëheq me Departamentin Kufitar.
Elshani, deri tash ka qenë zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, kanë bërë të ditur se ndryshimet brenda strukturës policore, kanë prekur edhe Elshanin, i cili nga ky fillimnëntori do të udhëheq me Departamentin Kufitar.
Këto ndryshime, kanë pasuar pas largimit tsë drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili u dorëhiq nga kjo pozitë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. /Klankosova.tv