Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore

Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore

Written by

in

Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës (SHQK) ka ngritur shqetësimin për përdorimin e mundshëm të yndyrës së palmës në produktet që shiten në furra dhe byrektore në vend.

Përmes një reagimi publik, shoqata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të verifikojnë nëse në këto produkte po përdoret yndyra e palmës në vend të gjizës së mirëfilltë të qumështit.

Sipas SHQK-së, konsumatorët mund të jenë duke blerë dhe konsumuar produkte pa qenë të informuar saktë për përbërjen e tyre.

Shoqata vlerëson se, nëse kjo praktikë është e përhapur, mund të përbëjë mashtrim të konsumatorëve dhe cenim të konkurrencës së ndershme në treg.

Po ashtu, u ka bërë thirrje pronarëve dhe përgjegjësve të furrave dhe byrektoreve që të jenë transparentë dhe të informojnë blerësit për përbërjen e produkteve që shesin.

SHQK ka kërkuar që institucionet ta trajtojnë këtë çështje dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Konsumatori ka të drejtë ta dijë çfarë po konsumon!”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali