Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Written by

in

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Sipas njofimit, gjatë takimit u potencuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe u shtrua nevoja për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

“Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën, si një vend me rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Shiroka Puka ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.