“Marakliu i Audisë”, skema të tjera mashtrimi dalin në shesh për Kenan Behramin – Pjesa II (VIDEO)

“Marakliu i Audisë”, skema të tjera mashtrimi dalin në shesh për Kenan Behramin - Pjesa II (VIDEO)

Written by

in

“Marakliu i Audisë”, skema të tjera mashtrimi dalin në shesh për Kenan Behramin - Pjesa II (VIDEO)

Pas transmetimit të emisionit për Kenan Behramin, në redaksinë e Kiks Kosovës kanë arritur mesazhe të shumta nga qytetarë dhe kompani që pretendojnë se janë mashtruar nga ai përmes shitblerjes së veturave.

Njëri nga qytetarët që iu drejtua Kiksit tregon se pas marrëveshjes me Behramin, të cilit në vitin 2022 ia kishte shitur veturën për më shumë se 10 mijë euro, i kanë mbetur pa u paguar edhe mbi 2 mijë euro.

Ai thotë se kjo çështje i ka rënduar edhe gjendjen shëndetësore. Ai ka treguar se që nga ajo kohë vuan nga hipertensioni.

Një tjetër rast është ai i një kompanie të taksive në Prishtinë, e cila pretendon se Behrami i mori 20 vetura, në vlerë prej 200 mijë eurosh, por pagoi vetëm 15 mijë euro. Nga 20 automjetet, kompania thotë se ka arritur t’i rikthejë vetëm pesë.

Këto pretendime vijnë pas rasteve të tjera të raportuara në emisionin paraprak, përfshirë atë të një veture të markës “Porsche” dhe pesë veturave të kompanisë Golden Taxi, për të cilat pronarët pretendonin se nuk ishin paguar sipas marrëveshjeve.

Ndërkohë, në përgjigjen për Kiks Kosovën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj Kenan Behramit janë duke u zhvilluar dy raste në procedurë gjyqësore.

Ato lidhen me veprat penale “Shmangie nga tatimi” dhe “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.