Kusari-Lila dhe përfaqësueset e CDF-së diskutojnë për mbështetjen e bizneseve

Kusari-Lila dhe përfaqësueset e CDF-së diskutojnë për mbështetjen e bizneseve

Written by

in

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të CDF-së, Nermin Mahmuti, dhe zyrtaren e Financave, Sara Habipaj Polloshka, me të cilat ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e bizneseve vendore.

“Zhvillimi i bizneseve vendore kërkon mbështetje në çdo fazë, nga ideja fillestare deri te zgjerimi i veprimtarisë së tyre. Për këtë arsye, partneritetet me organizata që kanë përvojë në mbështetjen e bizneseve janë të rëndësishme për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se CDF ka përvojë në mbështetjen e bizneseve që nga fazat e para të zhvillimit, si dhe të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e politikave të gjelbra.

“Kjo përvojë ndërlidhet edhe me prioritetet tona në MINTI, ku përmes programeve të granteve po vazhdojmë të mbështesim bizneset që investojnë në inovacion, ekonomi qarkore dhe praktika të qëndrueshme”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se përmes bashkëpunimit synojnë të ndërthurin përvojën dhe kapacitetet për të krijuar më shumë mundësi dhe kushte për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve vendore. 

### Kusari-Lila takon përfaqësueset e CDF-së, diskutojnë për mbështetjen e bizneseve vendore Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të CDF-së, Nermin Mahmuti, dhe zyrtaren e Financave, Sara Habipaj Polloshka, me të cilat ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e bizneseve vendore. “Zhvillimi i bizneseve vendore kërkon mbështetje në çdo fazë, nga ideja fillestare deri te zgjerimi i veprimtarisë së tyre. Për këtë arsye, partneritetet me organizata që kanë përvojë në mbështetjen e bizneseve janë të rëndësishme për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi”, ka shkruar Kusari-Lila. Ajo ka theksuar se CDF ka përvojë në mbështetjen e bizneseve që nga fazat e para të zhvillimit, si dhe të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e politikave të gjelbra. “Kjo përvojë ndërlidhet edhe me prioritetet tona në MINTI, ku përmes programeve të granteve po vazhdojmë të mbështesim bizneset që investojnë në inovacion, ekonomi qarkore dhe praktika të qëndrueshme”, ka deklaruar ajo. Kusari-Lila ka shtuar se përmes bashkëpunimit synojnë të ndërthurin përvojën dhe kapacitetet për të krijuar më shumë mundësi dhe kushte për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve vendore.

Burimi: RTKLive