Vetëvendosje shkon në Prokurorinë Speciale, sot dorëzon materiale – për çfarë bëhet fjalë?

Vetëvendosje shkon në Prokurorinë Speciale, sot dorëzon materiale – për çfarë bëhet fjalë?

Written by

in

Vetëvendosje shkon në Prokurorinë Speciale, sot dorëzon materiale – për çfarë bëhet fjalë?

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë do të dorëzojë sot, në orën 10:00, materiale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dorëzimi është paralajmëruar të bëhet në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detajet se çfarë përmbajnë këto materiale, cilës çështje i referohen apo ndaj kujt kanë të bëjnë.

Pritet që pas dorëzimit të tyre, përfaqësuesit e Vetëvendosjes të japin më shumë detaje për përmbajtjen dhe arsyen e paraqitjes së këtyre materialeve në organin e ndjekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali