Robotët humanoidë ngjiten në Malin Tai të Kinës – u përballën me 3.100 shkallë përgjatë një shtegu të lashtë malor

Robotët humanoidë ngjiten në Malin Tai të Kinës - u përballën me 3.100 shkallë përgjatë një shtegu të lashtë malor

Written by

in

Mali Tai në Kinë u bë skena e një sfide për robotë, ku rreth 90 ekipe u përballën me 3.100 shkallë dhe një ngjitje prej 600 metrash përgjatë një shtegu të lashtë malor.

Të hënën, më 2 nëntor, Kina vuri në provë teknologjinë e saj më të fundit në fushën e robotikës, ndërsa rreth 90 ekipe u mblodhën për “Sfidën Botërore të Robotëve CMG në Malin Tai” (CMG World Robot Mount Tai Challenge), në Tai’an, provinca Shandong.

Robotë humanoidë, katërkëmbësh dhe ekzoskelete përshkuan një segment prej 3,9 km të një shtegu të lashtë malor, duke u ngjitur nëpër 3.100 shkallë guri dhe duke fituar një lartësi prej 600 metrash.

Itinerari përfshinte shpate të thepisura, shkallë të gjata dhe kthesa të mprehta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Teksa spektatorët i vëzhgonin, makineritë u ngjitën në mal, ku disa prej tyre arritën deri në vijën e finishit.

Kjo sfidë e shndërroi një nga shtigjet malore më të njohura të Kinës në një poligon testimi për robotikën.

Shkallët e gurta të pabarabarta dhe pjerrësitë e thepisura vunë në provë aftësinë e makinerive për të ruajtur ekuilibrin dhe për të përballuar terrenin e vështirë.

– YouTube www.youtube.com

Disa robotë katërkëmbësh transportuan gjithashtu furnizime ushqimore përgjatë shtegut.

Aktiviteti mblodhi së bashku ekipe që prezantuan arritjet më të fundit në fushën e kërkimit dhe inxhinierisë. /Telegrafi/