Hoti: Qeveria miratoi Buxhetin 2027 pas afatit ligjor, shkeli ligjin dhe Kushtetutën

Hoti: Qeveria miratoi Buxhetin 2027 pas afatit ligjor, shkeli ligjin dhe Kushtetutën

Written by

in

Hoti: Qeveria miratoi Buxhetin 2027 pas afatit ligjor, shkeli ligjin dhe Kushtetutën

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas miratimit të Buxhetit 2027 në Qeveri, duke thënë se ky proces u zhvillua pas afatit ligjor të 31 tetorit.

Ai ka rikujtuar se në të kaluarën komunat që miratonin buxhetin pas afatit nuk përfshiheshin në buxhetin e përgjithshëm dhe kritikuar ministrat që, sipas tij, nuk kundërshtuan shkeljen, transmeton Klankosova.tv.

Hoti e ka cilësuar këtë veprim si nëpërkëmbje të ligjit dhe Kushtetutës, duke i quajtur anëtarët e Qeverisë “grup abuzuesish”.