
Prokuroria Speciale ka konfirmuar aksionin hetimor në një objekt afarist në Prishtinë, ku operojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me dyshimet që po hetohen apo personat ndaj të cilëve po zhvillohen hetimet.