Drejt rekordit të zëvendësministrave – Kurti emëron edhe një tjetër në Shëndetësi

Written by

in

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, emërimi është bërë një ditë më parë, ndërsa kryeministri Kurti e ka uruar Podrimjën për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

Me këtë emërim, Edona Podrimja merr një rol të ri në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të angazhohet në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga pozita e saj.

Burimi: Insajderi