Provat mbi të cilat Prokuroria e ka ngritur aktakuzën ndaj Andon Jasharit

Provat mbi të cilat Prokuroria e ka ngritur aktakuzën ndaj Andon Jasharit

Written by

in

Provat mbi të cilat Prokuroria e ka ngritur aktakuzën ndaj Andon Jasharit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar të martën seancën për shqyrtimin kryesor të rastit të Diana Kastratit më 10 nëntor, në orën 09:30.

Diana Kastrati u vra në maj të vitit 2011 në Prishtinë nga ish-partneri i saj, Andon Jashari.

Sipas aktakuzës së siguruar nga gazetarja e Klan Kosova, Blerta Ahmeti, Jashari ngarkohet me dy vepra penale: “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të mbështetur akuzat ndaj Andon Jasharit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka propozuar administrimin e një numri provash materiale dhe dokumentesh që lidhen me vrasjen e Diana Kastratit.

Në mesin e tyre janë raportet e Policisë së Kosovës, raportet e autopsisë, ekspertiza, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe dokumentacioni fotografik, përmes të cilave synohet të ndriçohen rrethanat e vrasjes dhe dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes.

Lista e provave të propozuara në aktakuzë përfshin:

1. Raportin e Policisë Hetues, të datës 19.04.2011.

2. Raportin e policit, të datës 20.04.2023.

3. Raportin e autopsisë MA 11/079, të datës 18.05.2011.

4. Raportin e ekspertizës, të datës 02.06.2011.

5. Listën e dëshmive, të datës 18.05.2011.

6. Raportin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të datës 18.05.2011.

7. Skicën e vendit të ngjarjes.

8. Foto-albumin e datës 18.05.2011.

9. Procesverbalin mbi dëgjimin e të pandehurit Adnon Jashari nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të datës 20.01.2011.

10. Certifikatën e lindjes së Adnon Jasharit, të datës 17.12.1997.

11. Fotodokumentacionin e vendit të ngjarjes.

12. Procesverbalin mbi dëgjimin e viktimës Diana Kastrati nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të datës 20.01.2011.

13. Deklaratën e Diana Kastratit, të datës 20.04.2011.

14. Deklaratën e Diana Kastratit, të dhënë pranë Qendrës për Punë Sociale, më 28.01.2011.

15. Padinë, të datës 17.01.2011.

16. Parashtresën e Qendrës për Punë Sociale, të datës 19.05.2011.

17. Raportin informues për masat e fshehta, të datës 15.11.2011.

18. Urdhër-arrestin, të datës 31.05.2011.

19. Letër-rreshtimin ndërkombëtar, të datës 01.06.2011.

20. Urdhër-arrestin me letër-rreshtim ndërkombëtar, GJPP.nr.165/2011, të datës 20.04.2021.