
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është zhvilluar një bisedë mes Akilit dhe Norës, pasi ky i pari ka zbuluar hapur se ka pëlqim për të.
Mirëpo, dëshpërimi i erdhi menjëherë pasi Nora ia bëri të qartë se nuk e sheh në të njëjtën mënyrë.
Gjatë bisedës, Nora i tha Akilit se i vlerëson fjalët e tij, por nuk ka ardhur në këtë eksperiencë për të krijuar një lidhje dashurie.
“Unë me secilin jam shok dhe të lutem respektoma këtë sen. Shumë i vlerësoj këto fjalë që i ke thënë, por unë nuk kam ardhur këtu për të gjetur dikë. Unë krejt i shoh këtu si shokë”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Akili ishte i prerë në qëndrimin e tij, duke i thënë Norës: “Asnjëherë nuk kam me të pa si shoqe”, ndërsa theksoi se gjithçka varet nga synimi që një person ka në mendje.
Nora e pyeti “Qysh mundesh me u dashuru pas një dite?”
Për më shumë, ndiqeni videon: