
Presidentja Justina Shiroka-Pula, sonte ka vazhduar një zakon të vjetër nga paraardhësit e saj, të nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Sonte ka organizuar Darkën e Lamës, një festë tradicionale e falënderimit për të korrat, vjeljet dhe bereqetin.
Gazetarja e Klan Kosova Vesa Hoda, që ndodhet te ky aktivitet, ka thënë se në këtë ngjarje morën pjesë krerët e shtetit, ministra e deputetë, sikurse edhe pjesëtarë të korit diplomatik në vend.
“Krejt kjo ceremoni u organizua pa praninë e mediave, më private se viteve të kaluara”.
“Por, pak minuta para se të fillonte ngjarja, presidentja Shiroka-Pula dhe kryeministri Kurti patën biseda për disa minuta, ndërsa pasi filloi darka, kah mesi i darkës, nga ajo doli kryeministri Kurti bashkë me ministren Donika Gërvalla, të cilën zhvilluan një takim rreth 10 minutësh, dhe më pas sërish u futën brenda sallës”, theksoi gazetarja Vesa Hoda.
Ndiqeni deklarimin e gazetares Hoda: