
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të mundshëm një koalicion mes dy partive.
Mustafa ka thënë se, sipas tij, ekziston disponimi i disa akterëve në të dyja subjektet politike për një bashkëpunim të tillë.
“Unë po them që është disponimi im dhe plot akterëve të tjerë tash. Tash ka akterë edhe në Vetëvendosje edhe në PDK që e duan një koalicion”, deklaroi Mustafa.
“Me strategjinë shtetërore do ta rrëzojmë vendimin e keq. Nuk kam hequr dorë nga bashkëpunimi i mëtejshëm me LVV-në, që ta çojmë deri në vend e të ecim edhe përtej nevojës për Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Mustafa më tej.
Burimi: Insajderi