Shqiptari kapet me mbi 2.5 kilogramë drogë në Itali, kishte fshehur marihuanën në veturë dhe bodrum

Shqiptari kapet me mbi 2.5 kilogramë drogë në Itali, kishte fshehur marihuanën në veturë dhe bodrum

Written by

in

Shqiptari kapet me mbi 2.5 kilogramë drogë në Itali, kishte fshehur marihuanën në veturë dhe bodrum

Një shtetas shqiptar ka përfunduar në pranga në Ciampino, pranë Romës, pasi autoritetet italiane zbuluan mbi 2.5 kilogramë lëndë narkotike, të fshehura në automjetin e tij dhe në një ambient nëntokësor pranë një banese.

Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Guardia di Finanza-s kundër trafikut të drogës, pasi shqiptari kishte rënë në sy të efektivëve duke dalë nga një hapësirë nëntokësore, e ndërtuar poshtë shkallëve të një banese.

Sipas medias italiane L’Identità, pas daljes nga ky ambient, i dyshuari ishte futur në një automjet, të cilin autoritetet vendosën ta ndalonin për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit të veturës, efektivët zbuluan një hapësirë të dyfishtë të fshehur në pjesën e airbag-ut të pasagjerit. Aty ishin fshehur rreth 300 gramë marijuanë.

Ky zbulim bëri që kontrollet të zgjeroheshin edhe në ambientin nëntokësor nga ku ishte parë të dilte shqiptari.

Brenda një frigoriferi në këtë hapësirë, policia gjeti edhe 1.3 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë. Përveç lëndëve narkotike, u sekuestruan edhe peshore precize dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës për shitje.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe automjetin, i cili rezultoi i modifikuar për fshehjen dhe transportimin e lëndëve narkotike.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Velletrit, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbuluar origjinën e drogës dhe për të verifikuar nëse i arrestuari kishte lidhje me ndonjë rrjet më të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali