
Policia e Kosovës ka njoftuar se një përson është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.
Sipas raportit 24-orësh, ai dyshohet se ka goditur me veturë një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Gllogoc 03.11.2026-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me veturë ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar.”, thuhet në raport.
Sipas njoftimit, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv