Detaje tronditëse nga rasti në Pejë: Babai dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur

Detaje tronditëse nga rasti në Pejë: Babai dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur

Written by

in

Detaje tronditëse nga rasti në Pejë: Babai dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me rastin e rëndë që po hetohet në Pejë, ku një person dyshohet për kryerjen e dy veprave penale kundër integritetit seksual.

Siç ka mësuar Insajderi nga burimet e veta, viktima është vajza 13-vjeçare e të dyshuarit, i cili është babai i saj.

Në kuadër të hetimeve, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Ndërkohë, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka konfirmuar për Insajderin se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ai ka bërë të ditur se Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur”, ka deklaruar Nikçi për Insajderin.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

Burimi: Insajderi