Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër

Arian Nevzati, shqiptari që po shënon sukses në fizioterapi dhe akademi në Zvicër

Written by

in

Një delegacion ka realizuar një vizitë në qendrën e specializuar të fizioterapisë dhe rehabilitimit “Physio Rehab” në Richtersëil të Zvicrës, ku është pritur nga Arian Nevzati, fizioterapist me gradën akademike Master of Science in Physiotherapy (MSc PT) dhe pjesë e udhëheqjes ekzekutive të kësaj qendre.

Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin profesional të Nevzatit, përvojën e tij shumëvjeçare në Zvicër dhe angazhimin në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit.

Përveç përgjegjësive drejtuese në “Physio Rehab”, Nevzati është edhe ligjërues në SUPSI – Scuola universitaria professionale della Svizzera italiana, institucion i arsimit të lartë profesional në Zvicër.

Rrugëtimi i tij është vlerësuar si shembull i suksesit të profesionistëve shqiptarë në diasporë, të cilët përmes dijes dhe përkushtimit arrijnë të ndërtojnë karriera të suksesshme dhe të marrin përgjegjësi të rëndësishme profesionale e akademike.

Në fund të vizitës, delegacioni e falënderoi Nevzatin për mikpritjen dhe i uroi suksese të mëtejshme në angazhimet e tij profesionale dhe akademike./Telegrafi/