Vakia në gjykatë – Prokurorit i del kundër dëshmitarja e vet (VIDEO)

Vakia në gjykatë - Prokurorit i del kundër dëshmitarja e vet (VIDEO)

Written by

in

Vakia në gjykatë - Prokurorit i del kundër dëshmitarja e vet (VIDEO)

Ndonëse ishte thirrur si dëshmitare e prokurorisë, Zejnije Morina ka deklaruar se bashkëfshatari i saj, Ramadan Morina, është i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ramadan Morina akuzohet se më 1 mars 1999, në fshatin Burim të Malishevës, në bashkëpunim me pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe, mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve.

Dëshmitarja ka mohuar mundësinë që ai të jetë përfshirë në këtë krim, duke këmbëngulur se ka ardhur në gjykatë për drejtësi.

Morinën ajo e ka përshkruar si njeri të mirë, duke thënë se e njeh që nga mosha 14-vjeçare, kur ai punonte si taksist.

Gjatë dëshmisë, prokurori ka ndërhyrë për ta orientuar atë drejt asaj që kishte dëgjuar lidhur me rastin.

Megjithatë, dëshmitarja ka përshkruar edhe ngjarjet e marsit të vitit 1999 dhe veprimet e forcave serbe në fshat.

Në seancën fillestare, Ramadan Morina ishte deklaruar i pafajshëm. Ai kishte thënë se gjatë viteve 1998-1999 nuk ndodhej fare në Kosovë dhe se për këtë pretendim posedon dëshmi.

Provat dhe pretendimet e tij pritet të shqyrtohen në seancat e ardhshme gjyqësore në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: