Vrasja e Arlindës: Zyrtarët shtetërorë nën hetimin e Speciales (VIDEO)

Vrasja e Arlindës: Zyrtarët shtetërorë nën hetimin e Speciales (VIDEO)

Written by

in

Vrasja e Arlindës: Zyrtarët shtetërorë nën hetimin e Speciales (VIDEO)

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, konfirmoi të mërkurën se edhe gjyqtarët e policët, që dyshohet se nuk kryen detyrat e tyre në rastin e Arlinda Zekajt, janë tash nën llupen e tyre.

Lëndët e tjera, që lidhen me vrasjen e 49-vjeçares nga i dyshuari, kunati i saj, i ka Themelorja në Prishtinë, raporton Klan Kosova.

E aty ku këto raste ishin më parë, shkoi të mërkurën kryeprokurori i shtetit, Zejullah Gashi.

U tha se u kërkoi seriozitet prokurorëve në Pejë, sidomos te rastet e dhunës në familje.

Kah Peja i ra edhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila e shoqëruar nga bashkëpartiakët e saj shkoi në Radavc në vizitë te familja e Arlindës, e cila u vra në Vitomiricë, mbrëmjen e 25 tetorit.

I dyshuar për vrasje, kunati Albert Sylaj dhe ish-burri Jetoni ndodhen në paraburgim, teksa prokuroria po i merr në pyetje tash edhe familjarët e dyshes.

Vrasja e Arlindës: Zyrtarët shtetërorë nën hetimin e Speciales (VIDEO)

Ndiqni kronikën në vijim për detaje: