
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur dyshime se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA do të sjellin një ndryshim të madh në qasjen politike të presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik të SPD-së, siç raporton media gjermane Tagesschau, Merz vuri në dukje se Trump edhe gjatë dy viteve të fundit ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin, ndaj nuk pret që kjo mënyrë e qeverisjes të ndryshojë ndjeshëm.
“Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin edhe gjatë dy viteve të fundit. Pse duhet të jetë ndryshe tani?”, u shpreh Merz para të pranishmëve.
Megjithatë, kancelari gjerman theksoi se ndikimi i rezultateve zgjedhore mund të vërehet në proceset administrative dhe financiare të administratës amerikane, veçanërisht në planifikimin e buxhetit dhe atë ushtarak.
“Ajo që do të ndryshojë është planifikimi i buxhetit dhe, rrjedhimisht, edhe planifikimi ushtarak”, sqaroi ai.
Merz nënvizoi se këto ndryshime nuk pritet të ndodhin menjëherë, pasi zbatimi i tyre do të kërkojë kohë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali