
Shpend Gjocaj, ish-kandidat për deputet në Kosovë, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA.
Në Edicionin Special të Klan Kosova, Gjocaj tha se rezultatet në disfavor të republikanëve erdhën si pasojë e pakënaqësive në administratën e presidentit Donald Trump.
Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen ushtarake në Iran, duke theksuar se shumica e amerikanëve nuk kanë qenë të kënaqur me këtë ndërhyrje.
“Ka ardhë si pasojë e disa pakënaqësive në administratën e Presidentit Trump, niveli ekonomik, inflacioni, emigracioni, qasja e kësaj administrate ndaj emigracionit, ndërhyrja ushtarake në Iran, ku shumica e amerikanëve nuk kanë qenë të kënaqur me ndërhyrjen”, u shpreh Gjocaj.
Megjithatë, ai vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve ka sjellë një balancim të pushtetit, duke e cilësuar këtë zhvillim si të shëndetshëm për sistemin politik amerikan.
“…Kjo që ka ndodhur është e shëndetshme sepse pushteti është i balancuar…” – tha mes tjerash ai.
Për më shumë, ndiqeni videon: