
Me uljen e temperaturave rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Gjatë muajve të ftohtë, nevoja më e madhe për furnizim me energji elektrike e bëjnë edhe më të rëndësishëm shfrytëzimin e saj në mënyrë efikase.
Të dhënat për periudhën 1 shtator – 31 tetor 2026 tregojnë se konsumi i energjisë elektrike te konsumatorët e rregulluar është rritur për 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ditët e para të nëntorit tregojnë një rritje shtesë prej afro 25% krahasuar me muajin paraprak. Prandaj, kujdesi në përdorimin e energjisë elektrike merr rëndësi të veçantë.
Kursimi nuk nënkupton heqjen dorë nga ngrohja apo rehatia, por shmangien e konsumit të panevojshëm.
Mbajtja e temperaturave të arsyeshme në ambientet e banimit, ngrohja e hapësirave që përdorim, shfrytëzimi efikas i pajisjeve elektrike dhe fikja e tyre kur nuk nevojiten janë veprime të thjeshta që mund të sjellin ndryshim.
Përdorimi i kujdesshëm i energjisë ndihmon në uljen e shpenzimeve familjare, në zvogëlimin e ngarkesës gjatë periudhave të konsumit të lartë dhe në shfrytëzimin më efikas të burimeve energjetike.
KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që gjatë këtij dimri ta përdorin energjinë elektrike me kujdes, duke shmangur shpenzimet e panevojshme.
Çdo kilovat-orë i kursyer ka vlerë. Për familjen tuaj dhe për të gjithë ne.
Ky artikull është i sponsorizuar.