Jesus zbulon se tentoi ta bindte Ronaldon të mos pensionohej nga Portugalia

Jesus zbulon se tentoi ta bindte Ronaldon të mos pensionohej nga Portugalia

Written by

in

Ronaldo, 41-vjeçar, ka vendosur t’i japë fund karrierës ndërkombëtare, duke u larguar nga përfaqësuesja portugeze me një bilanc historik prej 146 golash në 234 paraqitje. Të dyja këto shifra përbëjnë rekorde botërore.

Vendimi i tij shënon fundin e një epoke 23-vjeçare me Portugalinë, ku ai debutoi në vitin 2003 dhe u shndërrua në figurën kryesore të historisë së futbollit portugez.

Jorge Jesus kishte shpresuar që ta kishte Ronaldon në dispozicion edhe gjatë vitit 2027, përfshirë fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2028.

“Cristiano është një ikonë botërore dhe një shembull për Portugalinë dhe Kombëtaren tonë. Kam vendosur një fotografi të madhe të tij në sallën tonë, në mënyrë që të gjithë futbollistët e rinj ta shohin dhe ta kenë si shembull çdo ditë. I kërkova të vazhdonte me mua, sepse kisha nevojë për të pranë vetes. Megjithatë, duhet ta pranoj vendimin e tij”, deklaroi Jesus.

Në fund, përzgjedhësi portugez theksoi se Ronaldo do të mbetet gjithmonë një figurë e veçantë për vendin e tij.

“Ai do ta ketë gjithmonë një vend në zemrat e popullit portugez”, përfundoi trajneri.

Ronaldo largohet nga Kombëtarja me një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke fituar një Kampionat Evropian dhe dy herë Ligën e Kombeve, si dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Burimi: RTKLive