Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Written by

in

Këngëtari i njohur Daors Bejta, i njohur me emrin artistik Bejta, ka ndarë me banorët një histori nga e kaluara e tij, duke rrëfyer një aksident që kishte përjetuar me veturë.

Ngjarja, të cilën këngëtari e tregoi para banorëve, kishte ndodhur gjatë një manovre të rrezikshme me shokët e tij.

Situata mori një kthesë të papritur, pasi Bejta përfundoi i rrëzuar në tokë, ndërsa shokët e tij, në ato momente, kishin menduar se ai kishte vdekur.

Ai tregoi se ngjarja kishte ndodhur kur ishte rreth 19 ose 20 vjeç, ndërsa përshkroi edhe momentin e aksidentit.

“Na jena kon në kerr, na kemi bo stunts shumë, edhe një shok e ka pas nje BMW edhe i ka pas dyert hapun, dritaret hapun, e unë kam qenë ulun perpara, sdi sa vjet i kam pas 19 a 20 edhe plani ke kshtu ai me hy ne drift në kthesë e unë me këmbë perjashtë, e kam bërë edhe krejt ne rregull, po këtu nalt kur kapesh, (doreza lart) u këput edhe veç më ka gjuajt anej, edhe jam kon ne tokë qeshtu, edhe qysh jam kanë shtrit, vec kur po i nij ka vdeke, ka vdeke”, u tregonte Bejta banorëve.

Historia e tij i la të habitur banorët, të cilët dëgjuan me vëmendje rrëfimin e këngëtarit për aksidentin e rrezikshëm që kishte përjetuar vite më parë.