Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

Written by

in

Dita e nëntë e protestës, “Gjumi s’ka me ju marrë” vendoset në rrugën para stacionit policor

Për të nëntën ditë me radhë ka vazhduar protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Gjatë së enjtes, protestuesit e kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në Prishtinë, duke vendosur parullën “Gjumi s’ka me ju marrë”.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi u kishte dërguar një letër institucioneve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve.

Ndër zhvillimet pas rastit janë edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

Ndërkohë, për të shtunën është thirrur një protestë mbarëkombëtare nga ora 12:00, që do të nisë nga Katdedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.